Kris 📿🇨🇦 🇦🇱
@ektrit
May 29th, 2021

HISTORIA E SHQIPTARËVE

Shqiptarët duhet ta kuptojnë që historitë zyrtare të Ballkanit janë thjesht fallcitete të niveleve të ndryshme.

Kur Enver Hoxha më në fund krijoi historinë zyrtare të Shqipërisë, ishte një arritje e madhe, por ishte fallcitet.

1/


Enver Hoxha ishte i parafundit nga vendet e Ballkanit që krijoi histori pjesërisht fallco të Shqipërisë, të fundit janë Veri Maqedonasit, që arritën të pamundurën me 100% fallcitet.

2/


Siç e shpjegojnë Historianët Grekë në këtë dokumentar, Gjermanët dhe Britanikët, duke ri-krijuar kombin Grek, ata thjest duhej patjetër të fallsifikonin historinë, të paktën pjesërisht.

https://www.youtube.com/watch?v=M99ze151HvA&t=1670s

3/


Më pas Serbët, Bullgarët, me udhëheqjen e Rusisë ju desh të shpiknin histori, si për shembull Kosova është Serbi.

Krijimi i Turqisë u bazua 80% të paktën në histori fallco.

Të vetmit që kishin ngelur ishte Shqipëria.

4/


Ahmet Zogu ndenji në fuqi vetëm 15 vjet dhe nuk arriti shumë.

Ishte Enver Hoxha që krijoi historinë zyrtare të Shqiptarëve, dhe njëlloj si të tjerët, ai e kuptoi që krijimi i ndërgjegjes së përbashkët shqiptare paevitueshmërisht çonte drejt shpikjes pjesërisht të historisë.

5/


Krijimi is historisë zyrtare gjysëm shpikje e historisë së shqiptarëve nga Enver Hoxha ishte arritje e madhe për kohën.

Problem qëndron tani pas rënies së komunizmit dhe lindjes së internetit, që historitë fallco nuk mund të mbrohen më.

6/


Greqia është e para që e ka kuptuar që historia gjysëm fallco e Greqisë nuk merret më parasysh as nga historianët profesionistë grekë që kanë kërkuar rishikim të historisë.

Disa javë përpara shteti Grek ka krijuar një komision për rishikimin e historisë.

7/


Edhe Tirana disa ditë përpara, nën shembullin grek ka krijuar një komision për rishikimin e historisë. Gjë që është një tregues i mirë.

Hapi i parë duhet që patjetër që të thuhet zyrtarisht që flamuri Shqiptar është Flamur Romak i Krishterë.

8/


Gënjeshtra për flamurin shqiptar kishte kuptim gjatë viteve të Enver Hoxhës, por tani nuk ka më kuptim, sepse në kohën e internetit, gënjeshtra të tilla si flamuri shqiptar është ilirian apo që Kosova është Serbi nuk mund të mbulohen më.

9/


Mirë do të ishte që historianët shqiptarë të bëheshin seriozë duke adoptuar konceptet që tani po aplikohen në akademitë perëndimore, do qetësohej shumë populli shqiptar që tani ka krizë identiteti me shfaqjen e Kombit Kosovar të shpikur nga Rugova.

10/ FUND